Skuadra e Niklit në pushim, por jo edhe shtabi teknik
Pas përfundimit të stinorit vjeshtor dhe fazës së eliminimit direkt në Kupën e Kosovës, skuadra e Feronikelit ka shkuar në pushim.
Megjithatë, stafi teknik i klubit drenicas ka vazhduar me punën intensive në qendrën stërvitore.
Ata janë duke punuar me grupmoshat e reja të skuadrës, duke i testuar ata, transmeton IndeksOnline.

Me këtë punë, Feronikeli shpreson në gjetjen e talentëve potencial, që do t’i shërbenin skuadrës në vazhdim.
Tutje, futbollistët e rinjë të Feronikelit që impresionojnë, do të inkuadrohen në skuadrën e parë.
Përndryshe, Feronikeli është në vendin e dytë në renditjen tabelare të Superligës, me vetëm një pikë më pak se lideri, Prishtina./IndeksOnline/