17:19 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës është duke ndjekur 5000 futbollistë

Skuadra e Premierligës, Wolves kanë hedhur rrjetën e tyre tepër të gjerë kur bëhet fjalë për zbulimin e talentëve të rinjë.

Udhëheqësi sportiv i Wolves, Kevin Thelwell u takua me udhëheqësit e tifozëve gjatë kësaj jave, shkruan indeksonline.

Gjatë ngjarjes, Thelwell dha disa njohuri në procesin e rekrutimit të futbollistëve të rinjë.

“Ne po marrim raporte për rreth 5,000 lojtarë në muaj – po bëhet një proces i madh”, ka thënë drejtori.

Kjo është një shifër rekorde për një klub të nivelit të mesëm evropian. /IndeksOnline/

Temat: