13:17 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Series A dënohet me heqjen e 3 pikëve, dhe 200 mijë euro para

Gjykata Federale në Verona e ka dënuar skuadrën e Chievos me heqjen e 3 pikëve.

Skuadra e njohur italiane është dënuar në aferën për fitimet kapitale fiktive. Dënimi gjithashtu parashikon tre muaj skualifikim për presidentin Campedelli.

Chievo është dënuar edhe me para, në gjobë prej 200 mijë eurosh. Dënimi me heqjen e 3 pikëve do të vlejë për këtë edicion./Indeksonline/

Temat: