11:38 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Skuadra më e ”pistë” në Superligë këtë sezon

Ballkani është njëra prej tri skuadrave të promovuara këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas 11 xhirove të zhvilluara deri më tani, Ballkani renditet në vendin e nëntë me 12 pikë të grumbulluara.

Por, edhe në një aspekt tjetër, skuadra nga Suhareka nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, playing a sport, grass, stadium and outdoor

Sipas statistikave të fundit nga Federata e Futbollit të Kosovës, Ballkani është skuadra më e ”pistë” këtë sezon.

Pas 11 ndeshjeve, gjyqtarët e Kosovës kanë pasur shumë punë me futbollistët e Sami Sërmaxhajt.

Ata janë ndëshkuar plot 28 herë me karton të verdhë, 2 herë me të kuq (nga dy të verdhë) dhe njëherë direkt me të kuq.

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor

Në këtë aspekt, nuk qëndrojnë keq as skuadrat si Drita, Drenica e Feronikeli që janë shquar për lojë agresive këtë sezon./IndeksOnline/