Skuadra ruse i dërgon para në TikTok Barcelonës për blerjen e Nico Williams

Nico Williams pritet që shumë shpejtë të trasferohet te Barcelona.
Sulmuesi spanjoll ka kërkuar të bashkohet me klubin katalanas, duke pasur edhe takime me drejtuesit e Barcës, shkruan IndeksOnline.
Barcelona tash e një vit ka probleme financiare gjë që po vështirëson edhe transferimin e Nico Williams.
Por skuadra ruse, Zenit ka hapur kuletën për ta ndihmuar Barcelonën, ku i kanë dërguar para në rrjetin social TikTok, përmes giftave për transferimin e sulmuesit spanjoll.
”Për Nico Williams nga Zenit”, shihet në komentin e skuadrës ruse./IndeksOnline/
