14:49 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Slloveni, 4 të arrestuar për kontrabandë me emigrantë

Policia e Sllovenisë ka arrestuar katër të huaj, të cilët u kapën duke kontrabanduar gjithsej 57 emigrantë afër kufirit me Kroacinë, njoftoi sot policia në Novo- Mesto.

Një italian dhe një shtetas tunizian janë në mesin e të të arrestuarve në përpjekje për të zhvendosur 35 emigrantë përtej kufirit me Kroacinë në një kamion me targa italiane, raporton agjencia e lajmeve sllovene STA.