20:18 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

S’ndalen dëmet nga erërat në Pejë, këtë herë rrëzohet lisi në qendër (Foto)

Erëra të fuqishme janë duke u ndjerë pothuajse në çdo pjesë të vendit.

Erërat vazhdojnë edhe sonte që nga mëngjesi i hershëm.

Por siç duket Peja po e pëson më së shumti. Përpos dëmeve të shumta për të cilat ka raportuar Indeksonline orë më parë, tani në mes të qendrës së qytetit si pasojë e erës është rrëzuar një lis në mes të rrugës.

Fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline tregojnë këtë pamje e cila sigurisht ka bllokuar edhe një pjesë kaluese të rrugës./Indeksonline/

Temat: