14:11 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

So Foot: Kosova, në mesin e dhjetë befasive të këtij viti

Çdo gjë është përfolur për Francën, Kroacinë, Anglinë, Gjermaninë apo Brazilin, Kombëtare që befasuan për të mirë e për të keq në Kampionatin Botëror.

Por, shumë gjëra ndodhën edhe në anën tjetër. Kishte Kombëtare të reja, të cilat shkëlqyen në këtë vit kalendarik.

Kështu e nisë shkrimin revista franceze, So Foot, e cila e ka përfshirë Kosovën në mesin e 10 befasive të këtij viti, transmeton IndeksOnline.

”Fadil Vokrri luftoi që Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA. Ai ishte miqësor dhe njeri aktiv, teksa ndërroi jetë më 9 qershor në palestër, në Prishtinë, si 58-vjeçar”.

”Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, një ish-lojtar i Partizanit të Beogradit, Fenerbahçes dhe Nimes do të donte ta shihte vendin e tij të pamposhtur këtë vit – me shtatë fitore dhe dy barazime”.

”Dardanët, të cilët përbëjnë në vete lojtarë të lindur në Kosovë, Shqipëri, Zvicër e Gjermani, ‘shpërthyen’ në ndeshjen finale të grupit 3 ndaj Azerbajxhanit, 4-0, falë tre-golëshit të Arbër Zenelit”.

”Në një stadium në Prishtinë, i emëruar në nderim të Fadil Vokrrit, Kosova ka treguar paraqitje të kompletuara këtë vit”, përfundon këtu shkrimi i So Foot.

Përveç Kosovës, dhjetë befasitë tjera të këtij viti sipas So Foot janë Gjibraltari, Venezueala, Kurakao, Jemeni, Vietnami, Kyrgyzstani, Burundi, Madagaskari dhe Mauritania./IndeksOnline/