18:52 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sokoli i kënaqur me fitoren, por kërkon përmirësime

Prishtina shënoi fitoren e parë në sezonin e ri pasi që në Mitrovicë mposhti Trepçën ’89 me rezultat minimal 0-1.

Bylbyl Sokoli shënoi fitoren e parë në drejtimin e skuadrës nga kryeqyteti, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh i kënaqur për rezultatin por pranoi se lojtarët ishin nën presion pas rezultateve të dobëta të fillimit të sezonit.

“Synimi ynë ishte që nga kjo ndeshjes mos të pësojmë humbje”, tha fillimisht Sokoli për Supersport.

“Lojtarët ishin në presion të rezultatit sepse kanë vështirësi në rikthim për arsye të startit jo të mirë të kampionatit”.

“ Unë i përgëzoj lojtarët për fitore,  sot jam i kënaqur me rezultatin por kemi ende nevojë për përmirësime”.

“Gjithsesi jemi në rrugën e duhur por të ardhmes si dihet”, përfundoj Sokoli. /IndeksOnline/