23:40 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sokoli – policit: “Pashë Ismetin a bën me më lëshu?”

Trajneri Bylbyl Sokoli ka treguar një shaka që ka bërë me një polic në Gjakovë, që kishte të bëjë me Ismet Munishin.

Sokoli tregoi se si për një moment u ndal nga policia, me ç’rast ai e përmendi Ismet Munishin dhe shpëtoi nga dënimi.

Këtë trajneri i Ferizajit e zbuloi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

“Duhet të tregoj çka më ka ndodh sot në Gjakovë. Më zunë policia me shpejtësi 20 kilometra më shumë dhe polici deshi të më dënojë”, tha Bylbyl Sokoli.

“Unë i thashë pashë Ismetin a bën me më lëshu, ai tha ec”, zbuloi Bylbyl Sokolin, duke e bërë të qeshë Ismet Munishin.

Ai lavdëroi trajnerin e Vëllaznimit pasi sipas tij, ai ka bërë që të ketë atmosferë të mirë në qytetin e Gjakovës.

“Ismeti ka rikthyer një atmosferë shumë të mirë në Gjakovë e cila vërtetë është shumë e mirëseardhur, një atmosferë sportive”, shtoi ndër të tjera Sokoli.

Ferizaj i Bylbyl Sokolit në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës u eliminua nga skuadra e Feronikelit.