14:43 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Sondazh: Mbi 14 mijë persona deklarohen për gjestin e Veselit ndaj Krasniqit (Foto+Video)

Indeksonline ka publikuar mbrëmë një sondazh në rrjetin social “Facebook” rreth gjestit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, karshi deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi.

Ky i fundit deshi që t’ua thotë disa fjalë deputetëve të PDK-së dhe LDK-së rreth arrestimit të tij, mirëpo kryeparlamentari ia ndaloi mikrofonin.

Në sondazhin e portalit tonë kanë votuar mbi 14 000 persona. Prej tyre, 9400 ishin pro gjestit të Veselit, ndërsa 5100 në përkrahje të Krasniqit.

Shikoni më poshtë statistikat: