10:18 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Sonte definohen dy skuadrat e parafundit çerekfinaliste

Nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës së 1/8-tës së finales në Ligën e Kampionëve.

Manchester City luan në Etihad Stadium kundër Schalkes.

Anglezët fituan ndeshjen e parë në Gjermani 3-2 dhe nuk pritet të kenë problem për të kaluar në çerekfinale.

Mision të vështirë do të ketë Juventusi kundër Atleticos.

Italianët humbën 2-0 ndeshjen e parë në Spanjë.

Cristiano Ronaldo e ka kundërshtar favorit Atleticon, dhe sonte do ta ketë barrën kryesore për të eliminuar ekipin e Diego Simeones. /Indeksonline/