16:56 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sonte përmbytje të reja në Shqipëri

Ditën e sotme territori i Shqipërisë është pushtuar nga vranësirat dhe temperaturat në rritje.

Por si duket moti i “paqtë” do të prishet në mbrëmje pasi parashikohen reshje shiu në të gjithë terrotorin.

Metoalb shkruan se shirat do të nisin në orët e vona të pasdiren në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Postimi në Facebook

Vranësirat fuqizohen në orët e vona të pasdites në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër ndërsa shira të dobët në zonat Jugore.

Ndersa parashikohen reshje te pakta debore ne zonat e thella malore sepse temperaturat mbeten relativisht te larta. Pas mesnatës shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zoan t izoluara të Qendrës dhe Juglindjes.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta edhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa e dita e enjte, sjell një rënie me 2 – 3°C të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore në 16 – 17°C, temperaturat më të larta gjatë mesditës në zonat Jugperëndimore.