75 Mall Live Search
20:28 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / G T

Sonte zhvillon meçin e fundit si profesionist, Derek Chisora qan si fëmijë kur futet në arenë

Boksieri i famshëm britanik, Derek Chisora sonte zhvillon meçin e tij të fundit në karrierë.

Ai sapo ka mbërritur në “Manchester Arena” dhe menjëherë ka filluar të qaj, shkruan Indeksonline

Chisora u emocionua shumë pasi kjo ndoshta është hyrja e tij e fundit si një boksier në arenë.

Sonte, Chisora do të rrahet me Otto Wallin, meç ky që pritet të filloj rreth orës 23:00.

41-vjeçari gjatë karrirës së tij ka zhvilluar 48 meçe, ka shënuar 35 fitore (23 me nokaut), ka humbur 13 luftra (4 me nokaut)./Indeksonline/