75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sot bokson Haxhi Krasniqi, ja se ku mund ta ndiqni meçin

Haxhi Krasniqi do të ketë një meç tejet të rëndësishëm për karrierën e tij. Boksieri kosovar do të përballet me rusin Stanislav Kashtanov.

Meçi është i vlefshëm për titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Ky meç sipas parashikimeve pritet të filloi pak minuta para orës 22:00.

Dueli Krasniqi-Kashtanov do të transmetohet në SKY SPORT NEWS HD kurse në Kosovë transmetohet nga Kujtesa Sport 1./Indeksonline/