22:36 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Sot brenda takimit të mbyllur Thaçi – Merkel (Foto)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi sot në Berlin një takim me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Ky takim u tha të jetë i mbyllur por fotografia e publikuar nga Presidenti Thaçi në llogarinë e tij në facebook, ai shihet ndërsa debaton me Kancelaren Merkel ku njëkohësisht me gjuhëm e trupit ai sqaron çështjet që kanë me rëndësi jetike për Kosovën.

Kancelarja Angela Merkel realizoi pritje me nderime të larta për  Presidentin Thaçi në Berlin.

Sipas fotografisë Kancelarja Merkel në momentet e takimit të mbyllur me Presidentin Thaçi shihet duke dëgjuar me plot vëmendje të parin e Kosovës, ndërsa qëndronte e kthyer me shpinë nga dyert.