08:07 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Sot derbi Bashkimi-Rahoveci

Sot (e shtunë) në kuadër të xhiros së XXIII-të në Superligën e Kosovës në basketboll zhvillohet derbi në mes të Bashkimit dhe Rahovecit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 19:00.

Të dielën në program janë dy ndeshje. E para do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë në mes të Golden Eagle Yllit dhe Trepçës e që, po ashtu, vlerësohet si kryendeshje e kësaj xhiroje.

Ndeshja tjetër dhe e fundit e kësaj xhiroje do të luhet të dielën në Lipjan, ku ekipi i Lipjanit do të përballet me Z Mobile Prishtinën. Ky takim do të fillojë në orën 19:00./Indeksonline/