08:22 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sot derbi i madh i Superligës, takohen Drita dhe Gjilani

Superliga e Kosovës na vjen sot me dy ndeshje fantastike në program, takime këto që i takojnë xhiros së gjashtë.

Me Gjilanin dhe Dritën që do të jetë edhe ndeshja kryesore e kësaj dite, takim ky që fillon nga ora 13:30 dhe ai ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit  që nis nga ora 14:00, shkruan IndeksOnline

Drita vjen në këtë derbi pas tri fitoreve radhazi, kurse Gjilani numëron dy fitore, dy barazime dhe një humbje.