11:14 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sot ditëlindja e super-yjeve të futbollit (Video)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 32-të, shkruan indeksonline.

Sulmuesi i Real Madrid këtë përvjetor e feston si fitues i gjithçkaje, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Kupën e Evropës dhe pesë Topa të Artë.

Gjithashtu edhe ylli i PSG-së, Neymar sot mbush 25 vjet.

Braziliani këtë ditëlindje e feston si transferim ë i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ish-futbollisti më i paguar në botë, Carlos Tevez sot mbush 34 vjet.

Ai deshtoi në Kinë edhe për kundër pagës “stratosferike” dhe u rikthye për të tretën herë te klubi i fëmijërisë, Boca Juniors.

I fundit në listën e ditëlindjeve është edhe sulmuesi shqiptar i Belgjikës, Adnan Januzaj.

Ai sot mbush 22 vjet dhe ka dhënë sinjale se mund të kthehet në formën dhe pritshmërinë e tij. /IndeksOnline/