09:04 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje interesante në Superligën e basketbollit kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në basketbollin kosovar, të vlefshme për javën e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në në palestrën “Shani Nushi”, në Gjakovë aty ku Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Ponte Prizrenit, shkruan IndeksOnline.

Kuqezinjët kanë 8 fitore e 18 humbje deri më tani, duke u renditur në vendin e shtatë, aq sa ka edhe skuadra prizrenase e cila renditet në vend më lart.

Ndeshja zhvillohet më fillim nga ora 17:00.

Kurse nga ora 19:00, në “Pallatin e Rinise dhe Sporteve ”, në Prishtinë, Sigal Prishtina do të përballet me Rahovecin.

Bardh e kaltrit me një fitore të mundshme do të marrin kryesimin e tabelës, pasi deri më tani kanë 19 fitore dhe vetëm gjashtë humbje.

Në anën tjetër ”Vreshtarët” ndodhen në pozitën e fundit me 4 fitore dhe 22 humbje../IndeksOnline/