15:52 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sot filloi kursi për trajnerë të tenisit

Ka filluar sot kursi për trajnerë të tenisit (niveli i parë), i cili mbështetet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kursi po mbahet në fushat e tenisit “Enes Nallbani” në Karagaç të Pejës.

Ligjërues janë dy ekspertët ndërkombëtar Vanja Ibrahimoviq dhe Ales Filipçiq.

Pjesëmarrës janë dhjetëra trajnerë të ndryshëm të Kosovës, të cilët për 12 ditë do të kenë përgatitje teorike dhe praktike.