16:08 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sot fillon Evropiani për Kosovën U-16

Sot fillon Kampionati Evropian, Divizioni B, për U16, në Podogoricë të Malit të Zi.

Kampionati do të zgjasë deri më 17 gusht. Kosova ndodhet në Grupin A, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Norvegjinë, Poloninë dhe Bullgarinë.

Ndeshja e parë për Kosovën është ndaj Hungarisë nga ora 16:00. Synimet e djelmoshave të rinj kosovarë janë të tregojnë paraqitje të mira në këtë evropian.

Gjithsej marrin pjesë 24 kombëtare, që janë të ndara në katër grupe me nga gjashtë ekipe.

Dy skuadrat e para të grupeve kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt luftojnë për pozitat 9-16 dhe vendi i pestë dhe gjashtë për pozitat 17-24.