12:53 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sot fillon gara evropiane në futsall, Feniksi ka nevojë për ju

Sot nisë gara e “Main Round” në futsall në kuadër të Uefa Champions League. Ndeshja e parë fillon në orën 18:00 dhe zhvillohet në mes të Sportingut e Lidas.

Ndeshja e ditës dhe e vitit për sportin kosovar zhvillohet nga ora 20:30 në mes të Feniksit nga Drenasi dhe Kairat Almatyt.

Yjet e futsallit botëror zbarkojnë në parketet kosovare për të dhuruar emocione të veçanta. Feniksi jonë me yje nga Brazili, Maqedonia e Kosova do të tentojë të na bëjë krenarë.

Dy ndeshjet e ditës së sotme mund ti ndiqni me një biletë të vetme që kushton 4 euro./Indeksonline/

Temat: