09:52 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Xherdani sot e ka ditëlindjen, ky është urimi i Liverpoolit

Xherdan Shaqiri sot ka ditëlindjen bëhet 28 vjeç.

Ylli i Liverpoolit, i lindur në fshatin Zhegër të Gjilanit është një nga shqiptarët më të njohur në botë.

Shaqiri, i cili mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme, ku përveç tjerash ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Një urim të veçantë, 28- vjeçari e ka marrë edhe nga skuadra e tij, Liverpooli.

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrave si Baseli, Bayern Muncheni, Interi, Stoke City dhe tashti është pjesë e kampionëve të Evropës.

Ai, gjithashtu ka lënë gjurmë edhe në Kombëtaren zvicerane, ku ka 82 paraqitje dhe 20 gola. /IndeksOnline/