10:00 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Sot mblidhet Kongresi i Partisë Socialiste

Partia Socialiste mbledh sot kongresin e partisë.

Tre muaj para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit në Kongresin e PS-së do të rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranë.

Gjithashtu do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Tiranën.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Elektorale u shpreh se do të diskutohen edhe ndryshimet e fundit në draftin e Kodit Zgjedhor depozituar në Kuvend. Blerina Gjylameti ftoi të gjitha partitë brenda dhe jashtë Parlamentit që të ulen në tryezë.

Ish-kreu socialist Fatos Nano ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit. Shembujt e qeverisjes lokale, platforma e “Bashkëqeverisjes” si dhe “Pakti për Universitetin” do të jenë 3 shtyllat e Kongresit të PS.

Punimet do të hapen me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm. Do të marrin fjalën Ministra, kryebashkiakë, ndërsa në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, raporton Ora News.

Delegatët do të përshëndetën edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të mungojë edhe Tania Fajon. /Indeksonline/