08:16 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Sot në Komisionin për Mjedis diskutohet për ndotjen e ajrit

Sot në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të raportohet për ndotjen e ajrit në Prishtinë, e cila ka marrë përmasa shqetësuese.

Deputetja Besa Gaxherri në cilësinë e nënkryetares së komisionit ka kërkuar në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së të raportojnë urgjentisht institucionet  përgjegjëse për cilësinë e ajrit.

“Sot në ora 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë  ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e  Inspektoratit  të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”.

Temat: