07:56 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sot përfundon Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Me garën e sotme në auto sllallom që do të mbahet në Gjilan, përfundon Kampionati i Kosovës në automobilizëm për këtë vit.

Është kjo gara e katërt e kësaj disipline, e para që do të mbahet në Gjilan.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:00-10:00, pastaj vazhdohet me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik, për të nisur me vozitjen provuese në orën 12:00.

Vozitja e parë zyrtare është paraparë për orën 13:00,  e dyta 30 minuta më vonë, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj edhe shpallja e rezultateve zyrtare.

Federata e Auto Sportit e Kosovës dhe AK Gjilani i kanë marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa për të ndodhur kështu, do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve