07:20 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sot pritet të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi, delegacioni kosovar tashmë në Bruksel

Sot pritet të rifillojë dialogu Kosovë Serbi, pas një ndërprerje të gjatë.

Në këtë dialog pritet të diskutohen çështjet teknike që kryesisht kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

Tashmë në Bruksel kanë arritur edhe përfaqësuesit kosovarë, të cilët kryesohen nga Avni Arfi, nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe pjesë e delegacionit të Kosovës në këtë fillim të dialogut janë edhe, Blerand Stavileci, Endrit Shala, Meliza Haradinaj-Stublla, Ardian Arifaj dhe Alban Dërmaku, shkruan Indeksonline.

Ndryshe dialogu Kosovë-Serbi pritej të fillonte më 16 janar, gjë kjo e cila nuk u arrit pasi pala serbe vendosën të ktheheshin në Serbi pas lajmit për vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Gjithashtu duhet shtuar se mediat serbe së fundi kanë raportuar se në agjendën e bisedimeve dy-ditore të takimit në Bruksel do të jenë:  Zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i kalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin si dhe dy çështje të tjera, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) dhe energjetika.

Kurse nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë detaje lidhur me atë se cilat janë saktësisht temat për të cilat do të diskutohen në këto dy ditë në Bruksel./Indeksonline/