09:44 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / B O

Sot zgjedhet “Topi i Artë”, favoriti ka emër

Trofeu i “Topit të Artë” sot do të shkojë në duart e njërit nga yjeve të futbollit botëror. Leo Messi është favorit që për herë të shtatë të fitoj këtë çmim.

Votimi është mbyllur me 24 nëntor dhe në orët e pasditës do të bëhen publike rezultate në një ceremoni speciale.

Si zgjidhen kandidatët dhe fituesi?

Redaksia e ‘France Football’ propozon 30 kandidatët për çmimin, të cilët votohen nga 180 gazetarët e përzgjedhur. Pesë të zgjedhurve u shpërndahen 6, 4, 3, 2 dhe 1 pikë.

Messi vlerësohet favorit i madh për këtë çmim, por që nga gara nuk përjashtohen as Lewandowski e Salah.

Në ceremoninë e sotme do të zgjedhet edhe portieri më i mirë i vitit, futbollistja më e mirë dhe talenti i vitit./Indeksonline/