11:04 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / C E

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit eliminatore në Kupën e Afrikës

Mbrëmë, Kombëtarja e Senegalit dhe ajo e Marokut siguruan kualifikimin tutje për në Kupën e Afrikës, ndërsa sot do të mësojmë dy kombëtaret e fundit të cilat do të kualifikohen për në fazën e çerekfinales.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm, njëkohësisht edhe derbi, do të zhvillohet në stadiumin “Japoma”, ku Bregu i Fildishtë pret Egjiptin e Mohamed Salah.

Ndeshja e fundit e cila do ta mbyll fazën eliminatore do të jetë ajo mes Kombëtares së Malit dhe Guinesë Ekuatoriale.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Kupës së Afrikës e gjeni më poshtë.

17:00 Bregu i Fildishtë – Egjipti (Stadiumi Japoma)

20:00 Mali – Guinea Ekuatoriale (Stadiumi Limbe)