08:45 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Spalleti: Inter duhet të marr shembull nga Juventusi

Interi mbrëmë mposhti Empolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së fundit të Serie A përtë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri Spalleti ka thënë se ka pasur shumë presion derisa ka përfunduar ndeshja.

 “Nuk prisja ta merrnim fitoren në këtë mënyrë. Ishte një ndeshje e bukur, por presioni ishte shumë i madh sepse je pjesë e një klubi që është mësuar të fitojë trofe.

Më vjen keq për Empolin pasi kam shumë miq aty, ata e meritonin qëndrimin në Serie A, por Inter nuk u dorëzua deri në sekondën e fundit. Gjatë shumicës së kohës kemi pasur ndeshjen në kontroll, por është normale që disa detaje ndryshojnë gjithçka.

Lamtumirë Inter? Jam i qetë. Tek Juventus dyshuan te Allegri pas humbjes ndaj Ajax në Champions League.

Megjithatë presidenti Agnelli doli në konferencën për shtyp një ditë më pas duke shprehur besimin e tij për trajnerin. Nga kjo sjellje duhet të mësojmë të gjithë.

Kam vendin e punës që dua të kem dhe më trajtojnë ashtu siç dua të trajtohem. Jam i qetë.”