14:50 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Spalletti i tregon Barçës dhe Realit sa duhet të paguajnë për Skriniar

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka lavdëruar paraqitjen e mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar, i cili shkëlqeu mbrëmë kundër Barcelonës.

Qendër-mbrojtësi ka qenë i lidhur me një largim nga Interi, teksa Barcelona dhe Real Madridi janë të interesuar për të.

”Nëse do të isha në vend të Barcelonës, do të paguaja 100 milionë euro për Skriniar dhe 20 milionë euro si bonus”, tha Spalletti pas ndeshjes.

”Dhe nëse do të isha në Real Madrid, atëherë do të paguaja 100 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse”.

”Kaq e vlerësoj unë Skriniarin”./IndeksOnline/