08:55 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Spalletti: Nuk mund t’i blejmë as Cancelon as Rafinhan

Trajneri i Interit ka folur rreth përforcimeve të skuadrës.

Luciano Spalletti ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku foli mbi shumë aspekte të ndërtimit dhe përforcimit të skuadrës.

Trajneri komentoi edhe për përforcimet, ndërsa tha se Interi që po ndërtohet, do të jetë çdo vit e më i bukur. Mirëpo Spalletti dha një lajm jo të mirë për tifozët e Interit, ku tregoi se nuk ekzistojnë mundësi për të blerë Joao Cancelon dhe Rafinhan që janë të huazuar te zikaltërit.
“Synimet tona kanë qenë dhe mbeten për t’u përforcuar nga sezoni në sezon dhe atë do të synojmë të bëjmë edhe tani”, ka thënë Spalletti. “Klubi ka filluar që tani punën për sezonin tjetër, duke bërë tashmë tri transferime, ndërsa po punohet edhe për shumë të tjerë”. “Kemi pak keqardhje që nuk mund të blejmë për momentin as Rafinhën dhe as Cancelon.

Kemi disa bilance ekonomike për të respektuar deri në fund të muajit qershor dhe më pas, nëse do të ekzistojë mundësia, do t’i marrim që të dy”, theksoi ai. Interi sezonin tjetër do të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve.

Temat: