16:35 / E Enjte, 31 Mars 2022 / OSH

Spanja dërgon 10 aeroplanë me armatim në Ukrainë

Qeveria e Spanjës ka dërguar 10 aeroplanë me armatim në Ukrainë raporton mediumi Nexta.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e mbrojtjes së Spanjës, Margartia Robles.

Shtetet anëtare të NATO-s kanë dërguar vazhdimisht armatim që nga 24 shkurti kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Zelensky tash e një muaj kërkon nga vendet e NATO-s që të zbatojnë zonën e ndalim fluturimit për aeroplanët rusë mbi Ukrainë, kërkesë e cila s’ka gjetur përkrahje në mesin e shteteve anëtare të Aleancës.