Spanja “ngrinë” në Rusi, i bashkohet Argjentinës dhe Portugalisë (Video)
Rusia ka kaluar në çerekfinale pasi ka mposhtur Spanjën me rezultat 4-3 pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e rregullt prej 90 minutave përfundoi në barazim 1-1, shkruan indeksonline.
Spanjollët kanë kaluar të parët në epërsi me autogolin e Ignashevich në minutën e 12-të, shkruan indeksonline.
Rusia barazoi në minutën e 41-të me golin e Dzyuba nga penalltia pas prekjes me dorë të topit nga Pique.
Në pjesën e dytë skuadrat nuk arritën të shënojnë dhe ndeshja u detyrua të shkojë me vazhdime.
Edhe për 30 minuta sa ishin vazhdimet rrjetat mbetën të pa prekura dhe fituesi u vendos përmes penalltive.
Në çerekfinale, Rusia do të luaj kundër fituesit të ndeshjes Kroaci – Danimarkë. /IndeksOnline/