Spanja publikon numrat që do mbajnë lojtarët gjatë Botërorit
Kombëtarja e Spanjës po përgatitet për Kampionatin Botëror të kësaj vere.
Kampionët e Evropës, shihen si një nga favoritët kryesorë për të fituar garën, me legjionarët e De la Fuentes që dëshirojnë të bëjnë më mirë se sa në Botërorin e kaluar në Katar.
Ndërsa po ashtu, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur dhe numrat që do mbajnë lojtarët gjatë tërë kompeticionit.

Spanja, kujtojmë se është në grupin H krah Cape Verdes, Arabisë Saudite dhe Uruguajit./IndeksOnline/

