11:20 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Spanjë-Shqipëri, biletat në shitje

Tifozët e interesuar për të ndjekur ndeshjen eliminatore të kombëtares, Spanjë-Shqipëri me 6 tetor ora 20:45 e vlefshme për “Rusi 2018” mund ti blejnë biletat për këtë përballje në stadiumin “Jose Rico Perez” në qytetin Alicante.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë biletarisë në stadiumin e lart përmendur. Biletaria do të jete e vendosur në afersi të tribunes A , hyrja nr.4 dhe do të ketë një shkrim të identifikueshem lehtësisht “ALBANIA TICKETS”.

Biletaria për të gjithë sportdashësit shqiptar do të jete e hapur me datë 5 dhe 6 Tetor prej orës 12.00 deri në orën 20.00. Cmimi i biletës në sektorin përkatës kushton 25 euro.