09:01 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Spektakël në NBA, 329 pikë të shënuara në një ndeshje

Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar disa ndeshje në ligën më të fort të basketbollit në botë, NBA.

Ndeshja më interesante doli të jetë ajo mes, Atlanta Hawks dhe Chicago Bulls, ku u shënuarn 329 pikë. Rezultati përfundimtarë ishte 161-168 në të mirë të Bulls, transmeton Indeksonline.

Kjo ndeshje u deshtë të shkohej katër herë në kohë shtesë për të zbuluar fituesin.

Trae Young me 49 pikë 16 asistime dhe 8 kërcime ishte më i miri tek Hawks, kurse tek Bulls, La Vine me 47 pikë, 9 kërcime dhe 9 asistime.

Ndeshje e fortë u tregua edhe ajo mes Toronto Raptors dhe Portland Trail Blazers. Fitues dolën Raptors. Rezultati final ishte 119-117.

Fitoren kanadezëve e siguruan në sekondat e fundit, ku Kawhi Leonard shënoi pikët fituese.

Leonard ishte lojtari më efektiv tek Raptors me 38 pikë e 5 asistime. Tek Portland, McCollum u tregua më i miri me 35 pikë e 5 asistime.

Fitoreve iu kthyen edhe Boston Celtic. Ata mposhtën ekipin nga kryeqyteti, Washington Wizards me rezultat 107-96.

Lojtari më i miri tek Celtis ishte Horford me 18 pikë e 6 kërcime. Kurse tek Wizards, Beal me 29 pikë e 11 kërcime.

Hap fals në garën për play-off kanë bërë Los Angeles Lakers. Ekipi i udhëhequr nga LeBron James ka pësuar humbje kundër Milwaukee Bucks me rezultat 120-131.

James shënoi 31 pikë dhe shtoi 10 asistime e 7 kërcime. Të njëjtin numër të pikëve e shënoi edhe Ingram por që në fund nuk dolën të jenë të mjaftueshme. Tek Bucks më i miri ishte Bledsoe me 31 pikë e 9 kërcime./Indeksonline/