22:33 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Spekulohet për të, ai bën pushime në Greqi (Video)

Po flitet shumë për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez është afër t’i bashkohet Juventusit. Edhe pse asgjë nuk ka konkrete, mediat italiane dhe ato spanjolle po spekulojnë për cdo detaj! Në anën tjetër, Ronaldo po qëndron në pushime në Greqi.

Ai është incizuar nga disa pushues në plazhet e Greqisë, shkruan IndeksOnline.

Duket se portugezit nuk po i bëhet vonë për ato se çfarë po shkruajnë mediat. Ai ia ka lënë tërë punën agjentit të tij, Mendez, derisa po e shijon pushimin e tij me familje.

Thuhet se Ronaldo ka arritur marrëveshje me Juventusin me një pagë vjetore deri në 30 milionë euro.

Në anën tjetër “Zonjës së Vjetër” ky transferim pritet t’i kushtojë plotë 110 milionë euro./IndeksOnline/