16:29 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Spitali ku qëndroi Isa Mustafa, tregon gjendjen e tij shëndetësore

Spitali Amerikan, ku ka qëndruar ish-kryeministri Isa Mustafa për një javë, ka njoftuar rreth gjendjes së pacientit të tij, që sot u nis për në Gjermani për shërim të mëtutjeshëm. Në njoftimin e këtij spitali, thuhet se gjendja e Mustafës ka filluar të stabilizohet ndërsa për shkak të vazhdimit të terapisë, ai është transferuar jashtë vendit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të trajtohet pas komplikimeve shëndetësore që ka pasur pas një jave qëndrimi në spital.

Në spitalin ku Mustafa ka qëndruar për një javë tregojnë për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit.

Ky spital së fundmi ka dhënë disa informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, gjatë kohës sa ka qenë i hospitalizuar.

“Ai në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Pas procedurave përkatëse diagnostike, është arritur të diagnostikohet dhe të trajtohet me terapinë përkatëse specifike që jepet për këtë rast”, thuhet në njoftim.

“Gjatë qëndrimit në spitalin tonë, është arritur stabilizimi dhe më pas ka filluar përmirësimi gradual i gjendjes së tij shëndetësore. Për shkak të nevojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm, z. Mustafa sot është transferuar jashtë vendit në një qendër të specializuar rehabilituese”, thuhet më tej aty.