11:28 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Spiunia amatore e Putinit

Një gabim amatoresk e ka bërë një spiune serbe e Putinit – ka publikuar në facebook portofolin e ID-së së agjentes së shërbimit të inteligjencës ruse FSB-së. Shpejt e ka hequr këtë fotografi, por vonë. Nuk dihet nëse kjo do t’i “kushtojë” Trifkoviqit, duke marrë parasysh sjelljen agresive që e kanë shërbimet ruse me punonjësit e vet.

Përveç se është dashamire e madhe e Putinit, Dragana Trifkoviq është dhe “veterane e Serbisë” me shifrën e ID 009.

Gjithashtu, duke u përpjekur që ta shtojë ndikimin e vet si gazetare, hulumtuese e sigurisë e aktiviste proruse, Trifkoviq shihet se ka në qejf edhe armët, duke e bërë shumë qesharake një spiune.

Dragana Trifkoviq ka shkruar disa herë kundër interesave shtetërore e nacionale të Republikës së Kosovës në disa medie të huaja perëndimore, media të cilat nuk kanë ndonjë peshë të veçantë për opinionin e gjerë. Në kuadër të misionit për kompremetimin e imazhit të Kosovës dhe liderëve ët saj, dhe gjithnjë sipas qëllimit ruso-serb, në njërën nga intervistat që ka dhënë për këto medie ndërkombëtare, institucionet e Kosovës i ka quajtur “Struktura kriminale”.

Kurse, mediat ukrainase, pas vizitës që i kishte bërë ajo terroristëve serbo-rusë në Donbas, Dragana Trifkoviqin e kanë cilësuar si një “vëzhguese të rrejshme”. Në këët qytet ukrainas ajo ka qenë e pranishme së bashku me gazetarë e politikanë të tjerë nga Serbia.

Biografia e saj ndërlidhet ngushtë me poltikën proruse serbe. Ajo ka qenë edhe kandidate për deputete të Parlamentit të Serbisë nga radhët e DSS (Demokratska Stranka Srbije). Me këtë “uniformë” ka qenë e pranishme edhe në Dumën e Federatës së Rusisë në Moskë.

Temat: