16:41 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020

Spiunohet Golf R, vjen më i fuqishëm se kurrë më parë

Volkswagen ka gati gjeneratën e re të Golf R, i cili tani është kapur i pa kamufluar nga fotografët spiun.

Në fotografitë e spiunuara mund të shihen tiparet e tij super sportive duke nisur nga tubat e shkarkimit, frenat me mbështjellës të ngjyrosur e vrimat sportiv të ajrimit nga para.

Faqet automobilistike konfirmojnë që Golf R do të ketë 328 kuajfuqi, duke u bërë varianti më i fuqishëm me 32 kuajfuqi më shumë se sa modeli paraprak.

Ky model i ri pritet që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.5 sekonda. /IndeksOnline/