19:52 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Stadiumi “Adem Jashari” fillon të mbushet, të gjithë me Dritën (FOTO)

Drita do të luaj ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës do të luajnë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë kundër Malmos së Suedisë.

Stadiumi i vetëm në Kosovë për momentin që i plotëson kushtet për një garë ndërkombëtare ka filluar të mbushet me tifozë.

Jo vetëm “Intelektualët” dhe Gjilani janë me Dritën sonte, por nga e gjithë Kosova kanë udhëtuar për të parë këtë ndeshje. /IndeksOnline/