09:55 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Stadiumi dytë i Botërorit është gati, ja pamjet spektakolare nga Katari

Kur duhen më shumë se 3 vjet për fillimin e “Botërorit të Katarit 2022”, shteti arab ka bërë gati stadiumin e dytë të standarteve, që deri tashmë nuk i kemi parë në futboll.

Ky impiant super inovativ do të quhet “Al Ëakrah”, që përkthehet “Foleja e Zogjve” dhe do të gjendet 23 kiliometra larg qytetit të Dohës.
Stadiumi do të presë disa ndeshje nga faza e grupeve deri në çerekfinale. Një stadium me një teknologji të paparë deri tani, që për shkak të temperaturave të larta do të ketë ajër të kondicinuar dhe do të jetë shumë i rehatshëm për tifozët dhe jo vetëm.

Edhe pjesa që mbulon stadiumin do të jetë e tillë, që të krijojë hije në fushën e lojës.

Stadiumi ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe do të inagurohet këtë muaj për finalen e “Kupës së Katarit”