19:03 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Stadiumi i famshëm gjerman të dielën hap dyert për finale, hatri i yllit kroat

Stadiumi i skuadrës së famshme gjermane, Eintracht Frankfurt do të hap dyert për të finalen e të dielës.

Fakti që në finale luan ylli i kësaj skuadre, Ante Rebic, ka shtyer drejtuesit e skuadrës që të organizojnë finalen në projektor gjigant.

“Commerzbank Arena” do të ketë kapacitet prej 50 mijë spektatorëve që do të shikojnë ndeshjen në ekran gjigant me përmasa 40×10 metra.

Poashtu, në qytetin e Frankfurtit do të jenë hapur të gjitha sheshet dhe baret e qytetit./Indeksonline/