16:11 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Stadiumi i Tottenhamit sjell diçka të paparë, ja si mbushen birrat për tifozët

Totenhemi në fillim të muajt prill do të futet në stadiumin e ri dhe për tifozët e saj pritja 2 vjeçare do të marrë fund.

Pamjet që vijnë nga Londra na tregojnë një “perlë” të re që ka zbukuruar futbollin anglez dhe atë evropian.

Por, pamjet më të bukura duket se vijnë nga baret brenda në stadium.

Në rrjet është duke qarkulluar një video, e cila tregon një mënyrë inovative se si mbushen gotat e birrës në baret e këtij stadiumi.

Pra, inovacioni nuk dallohet vetëm në fushën dhe shkallët e stadiumit, por edhe në baret që mbushin birrën e dashur të fansave.