17:29 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Stadiumi shqiptar bëhet deti, futbollistët ia plasin notit

Një video nga momentet e stërvitjes së futbollistëve të skuadrës shqiptare Egnatias, ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

Futbollistët shihet teksa stërviten në një fushë të mbuluar nga uji, ku ata nuk ngurojnë të hidhen edhe mbi pellgjet me ujë.

Pikërisht kjo video bëri xhiron në mediat vendase, por jo vetëm. Këtë moment nga stërvitja e futbollistëve të Eganatias, e ka postuar edhe një nga faqet më të mëdha të futbollit në “Instagram”.

“Chefaticallavitadabomber”  e cila ka mbi 1.1 milionë ndjekës, e ka postuar këtë moment në stërvitja e ekipit nga Rrogozhina. Deri në këto momente kjo video është parë nga rreth 140 mijë persona, teksa të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë komentuar.