Stankoviq kthehet si trajner në Serie A

Me një shkrim në faqet e saj zyrtare, Sampdoria ka zyrtarizuar ish-mesfushorin e njohur, Dejan Stankoviq si trajner të ri.
Ish-ylli i Interit do të zëvëndësojë Giampaolon e shkarkuar pak ditë më parë.
“Sampdoria mirëpret Dejan Stankoviç si menaxher në krye të ekipit të parë deri më 30 qershor 2023 me një opsion deri më 30 qershor 2024. Punë të mbarë dhe fat për trajnerin dhe stafin e tij” thuhet në njoftimin e skuadrës së Serie A./Indeksonline/