16:33 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Statistikat e Kantes në këtë Botëror dëshmojnë se çfarë ‘makinerie’ është francezi [Foto]

“Një lojtar i tillë si N’Golo (Kante) ju lehtëson ndeshjen, në të vërtetë ai është kudo, ndonjëherë nuk kthehem në mbrojtje sepse e di se ai është aty, ai ka 15 mushkëri, ai ndihmon ekipin aq shumë . “

Këto janë fjalët e Paul Pogbas, i cili ka pasur privilegjin absolut të luaj së bashku me n’Golo Kanten në Kupën e Botës në Rusi, transmeton IndeksOnline.

Shkalla e energjisë dhe punës së tij është me të vërtetë për t’u admiruar. Ai mund të ketë 15 mushkëri sic thotë Pogba, francezi është një makineri në mesfushë.

Për të vënë paraqitjes e Kantes në fazat e grupit në perspektivë, ai bëri 27 rikuperime në këtë turne për vetëm dy ndeshje. 14 kundër Australisë në ndeshjën e parë dhe 13 rikuperime kundër Perusë.

Harta tregon faktin që ai ka kompletuar 93% të 55 pasimeve të tij ndaj Australisë dhe kjo dëshmon se ai është më shumë se një vrapues.

Analistët e ‘SofaScore’ përpiluan statistikat e mesfushorit në të dyja këto ndeshje dhe ja vlen t’i shikoni:

Temat: