13:33 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Stërvitje” para ndeshjes (Foto)

Talentët e Ballkanit kanë bërë “stërvitje” të fuqishme para ndeshjes miqësore kundër Juniorëve të Kukësit.

Për shkak të borës së madhe në fushën sportive në Therandë, futbollistët e Ballkanit u dashtë të nisin një seancë “stërvitore” para takimit miqësor, duke larguar borën nga tereni.

Në foto e siguruara nga IndeksOnline, shihen se si talentët pastrojnë borën nga fusha sportive.

Me gjasë lojtarët janë lodhur ende pa filluar ndeshja, e cila ishte e paraparë të zhvillohet sot nga ora 12:00.

Për të qenë të sinqertë këtë problem e kanë pasur të gjitha skuadrat kosovare, pasi bora kishte mbuluar fushat sportive./IndeksOnline/